Vidal sjell 20 trofe për Interin, Konte e mendon titullar ndaj Fiorentinës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2020 | 17:42

Vidal sjell 20 trofe për Interin, Konte e mendon titullar ndaj Fiorentinës

Pas zbarkimit të dielën në mbrëmje, dje ishte dita e parë tërësisht milaneze për Arturo Vidalin. Mesfushori kilian i është nënshtruar ritualit të zakonshëm të blerjeve të reja: vizitat mjekësore, të nisura rreth orës 08:00 dhe të zgjatura një orë, të ndjekura nga leja sportive në CONI (Komiteti Olimpik Kombëtar Italian) ku ndodhej rreth orës 09:20.

vidal

Përpara firmës në kontratën e re, ish-lojtari i Barcelonës iu drejtua për një blic të parë qendrës stërvitore “Appiano Gentile” për të përshëndetur shokët e rinj dhe Antonio Konten. Ndodhej në selinë zikaltër rreth orës 18:00 dhe pasi hodhi të zezë në të bardhë akordin e ri doli në 19:17 për t’iu drejtuar sërish hotelit ku do të qëndrojë deri në momentin që të gjejë banesë në qytetin e ri.

Vidal Konte

Vidal iu bashkuar skuadrës duke nisur nga sot. Konte projekton në të ardhmen dhe arsyeton mbi mundësinë për ta aktivizuar titullar që të shtunën kundër Fiorentinës. Interi, kujtojmë, do ta nisë një javë më vonë se të tjerët sezonin e ri të Serisë A pas lejes së dhënë nga Liga për arsyen se zikaltrit përfunduan më vonë se të tjerët sezonin e kaluar.

DETAJET – Javët e kaluara kanë qenë të dobishme për të sistemuar çdo detaj. Njoftimi në rrjetet sociale zikaltër të ditës së diel e dëshmon: jo shpesh klubi zhbalancohet mbi blerjet ende për t’u zyrtarizuar. Faktikisht Vidal transferohet falas dhe shpenzimi i shumës prej 1 milion eurosh është i lidhur me arritjen e disa objektivave të lojtarit dhe skuadrës.

Për 33-vjeçarin, kontratë dyvjeçare prej 12 milionë eurosh neto në total, megjithëse ekziston opsioni për të zgjatur marrëveshjen edhe me një vit. Te zikaltrit është gati numri 22, ai që Vidal mbante veshur te Barcelona, por nëse Vesino do të shitej, do të krijohej menjëherë mundësia për numrin 8, i preferuari i lojtarit.

Vidal2

KURRIKULUMI – Një mesfushor “gjithçkabërës”. I aftë, pavarësisht 33 viteve mbi shpatulla, të bëjë ende diferencën në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, në mbrojtje dhe në sulm. Me blerjen e Arturo Vidalit, Interi siguron një lojtar unik, i aftë të zhvendosë ekuilibrat dhe të shtojë objektivat dhe ambiciet.

Me kilianin, Antonio Konte ka një armë më shumë në luftën për titull me Juventusin. Dhe shifrat janë atje, në dëshmi të faktit që, pavarësisht kartës së identitetit, Konte kishte të drejtë që pretendonte transferimin e tij në “Appiano”.

Vidal

Sipas statistikave të “Sky Sport”, kurrikulimi i Vidalit flet për më shumë se 600 ndeshje si profesionist në të gjitha kompeticionet, me 132 gola të shënuar, jo keq, për një mesfushor. E çfarë mund të thuhet për 115 ndeshjet dhe 28 golat me kombëtaren e Kilit?! Të fundit, por me siguri jo për nga rëndësia, 20 trofetë e fituar në karrierë mes klubeve dhe kombëtares. Pra, asnjë dyshim mbi aftësitë e Vidalit. Me një “luftëtar” si kiliani, Konte është gati të zbresë në betejë dhe fitorja quhet titull.

Përgatiti: LEDIO NASE – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"