Vidal pranon ofertën e Interit, Emre Mor pritet nesër në Milano

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2017 | 10:44

Vidal pranon ofertën e Interit, Emre Mor pritet nesër në Milano

Emre Mor dhe Interi duket se janë shumë pranë njëri-tjetrit. Pasi u mbyll transferimi i Dalbertit, Auzilio dhe Sabatini i kanë përqendruar forcat te mbyllja e marrëveshjes me mesfushorin turk.

Emre Mor

Ditën e djeshme kanë qarkulluar informacione që e lidhin Emre Morin me zikaltrit, por ëndrra e madhe mbetet Arturo Vidal, i cili duket se ka pranuar ofertën e Interit, por problemi i vetëm mbetet Bajerni që nuk ka ndër mend ta lërë të lirë.

vidal

Zikaltrit po lëvizin me vrull në këto ditë të nxehta gushti për të përforcuar ekipin dhe për t’i plotësuar të gjitha kërkesat e trajnerit Luçiano Spaleti. Puna e tij nuk do të vlente aspak, nëse nuk do të kishte të paktën edhe 2-3 afrime cilësore për të ringritur skuadrën.

VIDAL PRANON- Është Arturo Vidal kampioni që Interi kërkon të transferojë në Milano. Diçka e vështirë, por lojtari duket se ka pasur bisedime me drejtuesit e Interit dhe është joshur nga projekti që kanë nisur zikaltrit.

Vidal

7.5 milionë euro për 4 vitet e ardhshme e kanë bërë kilianin të mendojë se e shkuara e tij me fanellën e Juventusit nuk është problem për të veshur atë zikaltër. Në ditët e ardhshme priten më shumë zhvillime rreth kësaj çështjeje, por Bajerni nuk ka ndër mend ta lërë të largohet kaq lehtësisht.

FBL-EUR-C1-REALMADRID-BAYERN MUNICH

EMRE MOR- Ditën e sotme, agjenti i lojtarit, por ndoshta edhe vetë Emre Mor mund të mbërrijë në Milano për të diskutuar nga afër kushtet e transferimit. Të dhënat janë shumë pozitive për ekipin dhe për drejtuesit e Interit sepse ka qenë vetë skuadra e Dortmundit që ka lajmëruar se mesfushori turk është drejt largimit.

Emre Mor

Edhe presidenti i Fenerbahçes nxjerr zbuluar Interin dhe lojtarin. Ekipi gjerman, përmes një postimi në “Twitter”, shkruan se Emre Mor nuk do të jetë pjesë e fotos zyrtare. “Emre Mor nuk do të jetë në foton zyrtare të klubit sepse është duke u diskutuar shitja e tij”, shkruhet në postim.

emre mor

Ditën e djeshme pati një tentativë të fortë të Fenerbahçes për të transferuar 20-vjeçarin, por presidenti Aziz Jëlldirim thotë që Borusia kërkon ta shesë tek Interi sepse po interesohet për lojtarë në ekipin zikaltër.

“Kemi bërë një ofertë në drejtim të Borusias për Emre Morin, por klubi gjerman nuk dëshiron ta llogarisë fare sepse po e shtyn lojtarin drejt Interit. Ata janë të interesuar për të transferuar ndonjë lojtar zikaltër në Gjermani”, tha presidenti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"