Vidal bëhet problem, Barça vuan sa herë luan kiliani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2018 | 19:15

Vidal bëhet problem, Barça vuan sa herë luan kiliani

Pyetja e parë që iu bë trajnerit Valverde pas fitores me Real Sociedadin ishte në lidhje me zëvendësimin e Dembelesë me Vidalin. Dhe ai tha: Pse nuk më pyet për zëvendësimet e tjera? Më vonë nisi të shpjegonte se kur duheshin vetëm 15 minuta nga fundi i ndeshjes, duhet të aktivizonte një lojtar të fortë për të forcuar mesfushën e Barcelonës. Një veprim që e ka bërë 3 herë në 5 ndeshjet zyrtare që ka luajtur Barcelona.

Vidal

Por çudia është që nuk ka pasur efektin e dëshiruar. Vidal në këto ndeshje ka qenë më shumë problem sesa zgjidhje. Aktivizimi i tij në mesfushë ka shkuar paralelisht edhe me minutat ku ekipi ka vuajtur. Vidal nuk po i përmbush pritshmëritë që kanë drejtuesit dhe trajneri. Në Superkupë gaboi në minutat finale, ndaj Vajadolidit gjithashtu nuk bindi. Ndoshta është rastësi, por sa herë ai futet, rivalët e kanë më të lehtë të shkojnë në zonë. Madje, Vajadolidi shënoi një gol dhe u anulua me VAR.

Por ndoshta emri i Vidalit në këtë kritikë mund të jetë edhe rastësi. Ndoshta rënia e Barcelonës në minutat e fundit të ndeshjeve shpjegohet me lodhjen e të gjithë skuadrës dhe largimin e Alba “Ndeshja në SHBA? Rrugë e largët…” Askush nuk e humbet rastin për të bërë ironi me Ligën spanjolle të futbollit në lidhje me vendimin për të zhvilluar ndeshjen mes Barcelonës dhe Gironës në Amerikë. Këtë herë ishte mbrojtësi i katalansave Alba, i cili thotë se askush nuk i ka thënë asgjë dhe tregon se rruga është e gjatë. “Rrugë e largët më duket…

arturo-vidal-fue-unico-fichaje-que-jugo-contra-real-sociedad-1537134837628

Por, mua askush nuk më ka komunikuar asgjë”, tha fillimisht mbrojtësi. Më tej foli për objektivat e sezonit. “Barcelona kërkon të fitojë gjithçka, por nuk është e lehtë. Duam titullin, Champions-in dhe Kupën. Grupi i lojtarëve është fantastik dhe jep garanci”, përfundoi Alba. një lojtari si Dembele. Me këtë të fundit në fushë skuadra është më e rrezikshme në repartin e sulmit dhe largimi i një sulmuesi për një mesfushor e tërheq disi ekipin.

Transferimi- Barcelona e transferoi në mënyrë të befasishme mesfushorin kilian nga Bajerni i Mynihut, teksa përflitej se ai mund të shkonte tek Interi. Në fillim u tha se ai nuk kishte 90 minuta në këmbë dhe vinte nga një kohë e gjatë pa luajtur, ndërsa tani ende nuk e ka gjetur rendimentin e duhur. Por Vidal e ka të vështirë që të përshtatet me stilin e Barcelonës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"