VËZHGIM I “PANORAMA SPORT”/ Minutazhi i talenteve, Partizani bën ligjin në Superiore! Një shkodran vendos rekord personal

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2023 | 22:21

VËZHGIM I “PANORAMA SPORT”/ Minutazhi i talenteve, Partizani bën ligjin në Superiore! Një shkodran vendos rekord personal

Futbollistët e rinj pat jetër që janë jo vetëm mushkëria e një skuadre, por edhe një investim që klubit i vlen në të ardhmen. Me një sezon dhe verdikte të përfunduara, Superiorja gjatë këtij viti në 36 ndeshje të zhvilluara, pa në fushë 37 lojtarë të moshës U20.

Partizani stervitje

Në një vëzhgim të detajuar që “Panorama Sport” ka bërë në lidhje me futbollistët e moshës 20-vjeçare dhe më poshtë, rezulton se skuadra që ka vënë në dispozicion më shumë minuta për ta, është Partizani.

PARTIZANI

“Demat” mbyllën një sezon të suksesshëm, teksa fituan titullin kampion, por kjo nuk i ndaloi që gjatë vitit të hidhnin në fushë plot 9 lojtarë U-20, secili me minuta të ndryshme, ku tre më të aktivizuarit janë Paulo Buxhelaj me 1268’, Marçelino Preka i dyti me 967’ dhe Maguet Gaje me 702’.

Më pas në listë janë edhe Xhafer Hodo, Henri Zuna, Klevis Dragaj, Leart Zekolli, Fabian Shahaj dhe Mal Jonuzi, lojtarë që kanë marrë minuta të reduktuara.

Me numrin më të madh të U-20-ve të hedhur në fushë, Partizani mban edhe vendin e parë në këtë vëzhgim, teksa në total ka shpenzuar për këta futbollistë 3555 minuta.

NDJEK VLLAZNIA

Kur vjen puna te lojtarët e rinj, Vllaznia i ka pasur një pikë të dobët, teksa historikisht ka punuar me moshat. Këtë sezon, edhe pse në ekip ishin disa lojtarë U-20, të vetmit që u aktivizuan janë tre, por dy prej tyre luajtën rregullisht me kuqeblutë.

ALIVODA

Rejan Alivoda, i cili pardje festoi 20-vjetorin, ka marrë 1897 minuta, duke u bërë lojtari U-20 më i aktivizuar në Superiore.

VLLAZNIA

Mesfushori i Vllaznisë ndiqet nga shoku i tij i ekipit, Gerlab Smajli, që ka një minutazh prej 1358’. Ndërkohë, treshen e Vllaznisë e plotëson Antonio Delaj.

TIRANA

Bardheblutë kanë arkëtuar shuma të majme vitet e fundit nga shitja e lojtarëve të rinj, ku emrat që të vijnë menjëherë janë Muçi e Çelhaka, ndërkohë këtë sezon sa i përket U-20, Shehi hodhi vetëm tre në fushë.

TIRANA

Klevi Qefalija, Aldi Gjumsi dhe Dijar Nikqi, të cilët kanë luajtur së bashku 1412 minuta.

TË TJERËT

Kastrioti gjithashtu provoi lojtarë të rinj këtë sezon, edhe pse u rrëzua një kategori më poshtë në përfundim të garës.

KASTRIOTI

Me një total prej 1695 minutash, sipër Tiranës, krutanët hodhën në fushë pesë lojtarë U-20, me më të aktivizuarin Santiago Selmani që para se të mbushte 21 vjeç, mori 595 minuta në total.

Ndërkohë të tjerët janë: Zajsar Arapi, Mustafa Kamara, Franc Marinaj dhe Fjorest Grimci. Ndërkaq, ekipet e tjera, lojtarët dhe minutat janë të bashkëngjitura në tabelën në të djathtë.

BYLIS

LACI

KRISTI SEJATLLARI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"