Vëzhgim i “Panorama Sport”/ Elbasani aktual, “lule” në krahasim me sezonet e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2019 | 15:17

Vëzhgim i “Panorama Sport”/ Elbasani aktual, “lule” në krahasim me sezonet e fundit

Kur është mbyllur faza e parë, Elbasani ndodhet në vend të fundit me vetëm 7 pikë. Me atë që kanë treguar deri më tani verdheblutë, duket se objektiv do të jetë vetëm mbijetesa. Megjithatë, edhe pse duket se kanë bërë shumë pak deri më tani, po të bësh një krahasim me sezonet e fundit, kur është aplikuar formula me katër faza, nisja e këtij sezoni duket “lule”.

Elbasani

Të paktën ky fakt del nga një vëzhgim që u ka bërë “Panorama Sport” 4 sezoneve të fundit në Kategorinë e Parë dhe duket ironike ajo që del në pah, skuadrën aktuale e mund vetëm ajo e para tri sezoneve që ra në Kategorinë e Dytë.

ECURIA 

Shtatë pikë në nëntë javët e para që përkojnë me një fazë të plotë mund të konsiderohen pak, por jo për Elbasanin, që është mësuar me këto situata. Në krahasim me një vit më parë, skuadra aktuale ka 6 pikë më shumë ose 2 fitore më shumë, ndërkohë që në 2018-ën pas 9 javësh kishte vetëm një barazim.

ecuria

Në fund të edicionit elbasanasit ia dolën të siguronin mbijetesën, edhe pse ecuria e fazës së parë jepte pak ose aspak shpresë. Në 2017-ën Elbasani ka milituar në Kategorinë e Dytë, ndaj nuk mund të bëhen krahasime. Në 2016-ën Elbasani ka bërë nisjen më të mirë të viteve të fundit, ku pas 9 javësh kishte 9 pikë, por fundi rezultoi tragjik, sepse ra në Kategorinë e Dytë. Për të shkuar deri në vitin 2015, kur pas 9 javësh Elbasani koleksionoi 4 pikë, 1 fitore dhe 1 barazim. Nisje shumë më e dobët se aktualja, por ia doli të mbijetonte në kategori.

Ndaj, në Elbasan nuk shqetësohen me vendin e fundit, sepse e kaluara ka treguar se në fund ka mbijetuar. Sezoni, që u duk se e nisën mirë, siç ishte 2016- ta, rezultoi më i dobëti. Gjithsesi, nëse nuk merren pikët në fazat e mbetura, atëherë mund të ketë sërish fatin e keq të rënies në Kategorinë e Dytë, që do të ishte një tjetër dramë për ekipin.

Vladimir Mema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"