“Veteranët” pukjanë kundër bashkisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2016 | 14:52

“Veteranët” pukjanë kundër bashkisë

Tërbuni i Kategorisë Superiore është një antitezë e skuadrës së suksesshme në edicionin paraardhës në Kategorinë e Parë. terbuni1Në 29 javët e zhvilluara në Superiore, skuadra pukjane ka marrë 3 fitore, 5 barazime dhe 21 humbje, me 17 gola të shënuar dhe 65 të pësuar. Situata alarmante e Tërbunit duket se nuk i ka shqetësuar drejtuesit e pushtetit lokal në Pukë, të cilët janë përgjegjës për ekipin, pas largimit të presidencës Frroku, që e ngjitën për herë të parë në elitë.

Veteranët e skuadrës ndien keqardhje për situatën ku ka përfunduar ekipi, ndonëse sipas tyre mundësitë matematike ende ekzistojnë për të mbijetuar. Kështu që ata i bëjnë apel pushtetit lokal që të vihen në lëvizje, pasi mund të ndodhë edhe mrekullia. Veteranët e futbollit pukjanë janë të dëshpëruar, pasi askush nuk u kujtua që ta mbajë Tërbunin në Superiore pas arritjes historike që u bë në fund të sezonit të shkuar.

“Tërbuni ka nevojë më shumë se kurrë në këto momente për ndihmë që të ngrihet, sepse ka kualitete brenda grupit dhe mund të ecë në shkallët e klasifikimit. Përpos Bashkisë Pukë, ndihma duhet të vijë edhe nga komuniteti i biznesit pukjan”, kështu apelojnë mes të tjerave disa nga ish-lojtarët e Tërbunit.

Përgatiti: Ditmir Pema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"