“Veteran” që pas një viti te Empoli, Veseli: Tani po njohim njëri-tjetrin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2017 | 19:49

“Veteran” që pas një viti te Empoli, Veseli: Tani po njohim njëri-tjetrin

Frederik Veseli ka vetëm një vit që është bërë pjesë e Empolit, por që tani cilësohet si “veteran” të klubi i cili këtë sezon do të luajë në Serinë B. Klubi vendosi të fillojë një cikël të ri dhe Veseli është një nga 3 lojtarët që kanë mbetur në skuadër nga sezoni i kaluar pasi të tjerët u larguan, duke marrë menjëherë rolin e zëvendëskapitenit.

veseli

Pas barazimit 1-1 në miqësoren ndaj Parmës, ku ai ishte titullar për t’i lënë vendin në 20 minutat e fundit bashkëkombësit Dermaku, Veseli foli rreth ambientit që është krijuar në skuadër ku janë afruar shumë të rinj.

“Ishte një ndeshje me një nivel të mirë, duhet të punojmë ende por objektivi ishte të fitonim edhe në këtë takim. Po njihemi pak nga pak, nevojitet pak kohë për t’u ambientuar por po punojmë për ta bërë një gjë të tillë.

Të gjithë djemtë kanë dëshirën që të krijojnë grup, ka persona të këndshëm në ekip dhe po bëjmë gjithçka për të qenë të bashkuar”, tha mbrojtësi shqiptar i cili po luan në qendër të prapavijës në rreshtimin e ri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"