Vetëm tetë muaj mbretërim, Franca humbet zyrtarisht shansin për të ruajtur titullit e kampionit në Ligën e Kombeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2022 | 23:42

Vetëm tetë muaj mbretërim, Franca humbet zyrtarisht shansin për të ruajtur titullit e kampionit në Ligën e Kombeve

Në 10 tetor të vitit 2021, Franca triumfoi përballë Spanjës duke u shpallur kampione e Ligës së Kombeve në edicionin e dytë. Pas tetë muajsh, Kampionët e Botës e humbën zyrtarisht mundësinë për të ruajtur titullin që në fillim të edicionit të tretë.

franca

Humbja me Danimarkën dhe Kroacinë në shtëpi dha barazimi me këtë të fundit dhe me Austrinë në transfertë, bëjnë që “Gjelat” të mos e arrijnë dot vendin e parë me vetëm 2 pikë të grumbulluara, ku kanë ngelur vetëm dy ndeshje për t’u luajtur.

Për t’i përkeqësuar gjërat, skuadra e drejtuar nga Dider Deshamp renditet në vendin e fundit, gjë që mund ta rrëzojë Francën drejt Ligës B.

Duket se gjërat sa vijnë e bëhen më keq për Kampionët e Botës, të cilët duhet të mendojnë diçka për të mbijetuar në Ligën A dhe të mos bëjnë të njëjtat gabim e në Botërorin e Katarit.

20

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"