“Vetëm të bashkuar mund të arrijmë objektivat”, Mirel Josa: E vlerësojmë Laçin, Balaj do të jetë pjesë e grumbullimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2023 | 12:52

“Vetëm të bashkuar mund të arrijmë objektivat”, Mirel Josa: E vlerësojmë Laçin, Balaj do të jetë pjesë e grumbullimit

Vllaznia do të presë Laçin në orën 16:00 për ndeshjen e vlefshme në javën e 17-të të Kategorisë Superiore. Në prag të kësaj sfide, trajneri i shkodranëve Mirel Josa ka dalë në një konferencë për mediat.

josaa

“Unë nuk do të diskutoj momentet e mira, nesër kemi një ndeshje me Laçin, një skuadër që kohët e fundit është në rritje, pavarësisht humbjes me Tiranën apo në Kukës. Një skuadër që kërkon të shkojë më lart dhe që ka në përbërje futbollistë të mirë, ne duhet ta vlerësojmë maksimalisht ndeshjen. Nuk mund të them që një skuadër po rritet pas dy tre javësh, ne jemi munduar të kemi këtë ritëm gjatë gjithë vitit, ka pasur oshilacione në skuadër, mund të themi që dy ndeshjet para mbylljes së vitit nuk na bënë mirë, e rregulluam pak në ndeshjen me Teutën dhe tani jemi futur në një periudhë të re, mungon entuziasti brenda për brenda dhe përqëndrimi për të bërë gjithcka në fushë. Balaj do të jetë pjesë e grumbullimit, nuk e di nëse do të luaj do të shohim gjendjen e tij. Por di të them se është një plus i madh për ne, duhet të presim ta fusim në momentin e duhur që të mos i bëjmë dëm as atij as ekipit. Akoma se kam vendosur kush do të aktivizohet, por do të luhet në të njëjtën mënyrë si ndeshjet e tjera. Nuk ka ende të rikuperuar pasi Boshnjaku, Latifi, Bulakoviç janë jashtë skuadre. Do të shohim se si do të rikuperohen këto mungesa që ne kemi. Skuadra është treguar shumë e impenjuar në fushën e lojës. Të gjithë flasin nga jashtë por ne e dimë se si duhet të jemi brenda kësaj familje të madhe siç është Vllaznia, ku fus lojtarët, stafin dhe tifozerinë. Duhet të fitohet me patjetër ndeshja. Unë nuk flas që ti afrohemi kreut, unë dua që skuadra të ketë entuziasëm dhe të japë rezultate të mira. Futbollistët e mi duhet të jenë të fokusuar vetëm tek ndeshja dhe të mos shohin kreun sepse mund të vijnë momenti që të jemi më afër kreut dhe pastaj do të kemi probleme, duhet të shohim mënyrën tonë të lojës, impenjimin dhe të jemi të bashkuar. Pa entuziasëm nuk ka futboll lirshëm, nuk shprehesh si duhesh në fushën e lojës, ardhja e Bekimit ju ka ngritur entuziasmin.”, u shpreh Josa.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"