Vetëm skuadra të Superiores mbeten në garë, ja si janë çiftet çerekfinale të Kupës së Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2023 | 23:55

Vetëm skuadra të Superiores mbeten në garë, ja si janë çiftet çerekfinale të Kupës së Shqipërisë

Ndeshjet e sotme të Kupës së Shqipërisë kanë treguar një kuadër pak a shumë të qartë të atij që do të jetë turi tjetër i turneut pasi mbeten të mësohen vetëm 2 emrat e fundit që plotësojnë tetëshen e skuadrave që vazhdojnë më tej në turne. Ajo që bie në sy është se kanë dominuar skuadrat e Superiores, pasi luftën për trofeun nuk do ta vazhdojë asnjë nga ekipet e kategorive më poshtë të cilët janë eliminuar të gjitha.

superkupa e shqiperise

Falë skemës së paracaktuar nga FSHF, në Grupin A rezulton që në çerekfinalen e turneut do të ndeshen Kastrioti me Tiranën. Ndërsa në Grupin B, Egnatia do të rivalizojë me Laçin për një vend në katërshe.

Partizani pret të mësojë se kush është kundërshtari i çerekfinaleve nga Grupi A, në përfundim të sfidës së nesërme mes Vllaznisë dhe Bylisit. Ndërsa në Grupin B, Kukësi është ai i cili do të shohë me shumë interes sfidën Teuta-Erzeni pasi aty do të dalë emri i çerekfinalistit që do të ketë përballë.

ÇEREKFINALET
GRUPI A
Kastrioti-Tirana
Vllaznia/Bylis-Partizani

GRUPI B
Egnatia-Laçi
Teuta/Erzeni-Kukësi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"