Vetëm Ronaldo mbi sulmuesin shqiptar, UEFA shpall golashënuesit më të mirë të 2017

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2017 | 22:56

Vetëm Ronaldo mbi sulmuesin shqiptar, UEFA shpall golashënuesit më të mirë të 2017

Në faqen e saj zyrtare, institucioni i UEFA-s ka publikuar golashënuesit më të mirë për vitin 2017, në të gjitha kompeticionet që ky organ i futbollit organizon.

halim selmanaj

Kristiano Ronaldo kryeson këtë renditje, me 27 gola në total, 19 në Champions për Realin, dhe 8 të tjerë i ka shënuar me kombëtaren e Portugalisë.

ronaldo

Për çudi, i dyti në radhë, është pikërisht një shqiptar. Halim Selimaj, sulmuesi shqiptar i Futsallit, i cili aktivizohet me ekipin kosavar të Liburnit. Ai ka shënuar 21 gola në total, 12 në Kupën e UEFA-s në Futsall, dhe 9 gola për Kombëtaren Shqiptare të Futsallit.

uefa golashenuesit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"