Vetëm Partizani dhe Kukësi qëndrojnë përpara, shikoni vlerën e Tiranës sipas “transfermarkt”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2020 | 14:00

Vetëm Partizani dhe Kukësi qëndrojnë përpara, shikoni vlerën e Tiranës sipas “transfermarkt”

Tirana vlen 4.15 milionë euro në merkato dhe është skuadra e tretë për nga vlera në Kategorinë Superiore pas Partizanit dhe Kukësit.tirana

Vlerësimi më i fundit i bërë nga “transfermarkt” për bardheblutë tregon se ekipi nga 3.7 milionë euro në vlerë, është rritur në rreth 4.15 milionë euro. Skuadra tani ka lojtarë që vlejnë goxha, por në fakt janë shumë larg 4.8 milionë eurove të gushtit 2018.

Bardheblutë kanë larguar shumë futbollistë dhe vlera e tyre i kalon 1.5 milionë eurot, çka penalizon vlerën e Tiranës. Për statistikë, lojtarët më me vlerë të Tiranës aktuale janë: Elton Kale me 450000 euro, Agustin Torasa e Idriz Batha, 350000.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"