Vetëm pak javë në Angli, “makineria” Haland thyen rekordet e para në Premier Ligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2022 | 23:35

Vetëm pak javë në Angli, “makineria” Haland thyen rekordet e para në Premier Ligë

Erling Haland është një makineri golash dhe nën drejtimin e Pep Gaurdiolës te Mançester Siti, këto aftësi të tij të jashtëzakonshme dalin në pah edhe më shumë. Kjo shihet nga starti i pabesueshëm që i ka bërë ai këtij kampionati, teksa ka shënuar 9 gola në 5 javët e para, një rekord i dyfishtë për Premier Ligën.

ha;and

Askush nuk kishte shënuar kaq shumë në 5 ndeshjet e para në kampionatin anglez, me Serxhio Agueron dhe Mik Kuin që ishin ndalur te shifra 8. Shifër e kaluar sot nga norvegjezi i cili duket i pandalshëm dhe me ritme të tilla, do të vendosë rekorde mbresëlënëse në Premier Ligë.

Por jo vetëm kaq, që në vitin e tij të parë në Premier Ligë, ai theu rekordin për numrin e golave të shënuar në muajin gusht në total në këtë kampionat. Rekordi me 8 gola në 26 ndeshje mbahej nga Herri Kejn, Haland iu deshën vetëm 5 të tilla për ta kaluar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"