Vetëm një mungesë te Vllaznia, Brdariç “skicon” formacionin kundër Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2021 | 12:46

Vetëm një mungesë te Vllaznia, Brdariç “skicon” formacionin kundër Laçit

Vllaznia nuk do të jetë e plotë as në gjysmëfinalen e Kupës me Laçin. Eni Imami, qendërmbrojtësi i skuadrës kuqeblu, do të mungojë edhe në përballjen e sotme me kurbinasit.

Vllaznia

Mbrojtësi ka pësuar një tërheqje në kofshë dhe pritet që të kthehet shumë shpejt në fushë. Imami shikohet si mungesa e vetme, madje për këtë sfidë Brdariç mund të llogarisë edhe ish-mbrojtësin e Laçit, Abdurrahman Fangaj, i cili është rikuperuar plotësisht nga operacioni që kreu në fillim të sezonit.

FORMACIONI I MUNDSHËM: 

VLLAZNIA: (4-3-3) Zogoviç; Gurishta, Shehi, Adili, Isaevski; Jonuzi, Krymi, Marku; Hoxhaj, Cise, Kruja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"