Vetëm një mungesë për ndeshjen me Luftëtarin, shikoni si pritet rreshtimi i Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2020 | 11:57

Vetëm një mungesë për ndeshjen me Luftëtarin, shikoni si pritet rreshtimi i Laçit

Fitorja si detyrë shtëpie. Laçi nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç tri pikëve sot ndaj Luftëtarit. Trajneri Armando Cungu ka punuar më shumë në aspektin psikologjik me skuadrën gjatë javës, pasi nuk do që të përsëritet ajo që ndodhi me Flamurtarin, ku skuadra vuajti jo pak për tri pikët.laci grumbullimi

Pritet që kurbinasit t’i rikthehen sot formacionit tip me treshen e sulmit Xhixha-Greca-Nuabueze. Mungesa e vetme për shkak kartonësh është ajo e qendërmbrojtësit Adol Selmani.

Pritet që në vend të tij të luajë Eglentin Gjoni, i cili ka disa javë që nuk aktivizohet. Takimi do të startojë në orën 17:45 në stadiumin e Laçit.

forr

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"