Vetëm një mungesë për Laçin, ndaj Kamzës në transfertë Mezani do ta nisë me këmbën e mbarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2018 | 17:52

Vetëm një mungesë për Laçin, ndaj Kamzës në transfertë Mezani do ta nisë me këmbën e mbarë

Laçi ka rezultuar surpriza e 16 ndeshjeve të para. Ndonëse askush nuk i llogariste në fillim të kampionatit, kurbinasit ndodhen në zonën që të dërgon në Kupat e Europës. Ndaj, Laçi bëhet gati për startin e pjesës së dytë të kampionatit, ku përballë do të ketë Kamzën, e cila gjithashtu jashtë parashikimeve e hedh vështrimin nga Europa.

laci

Duke ditur se luajnë në transfertë, kryesisht ndaj një kundërshtari që ka ditur të surprizojë edhe të mëdhatë, Laçi i trajnerit Gentjan Mezani shpreson që ta nisë me këmbën e mbarë 2018- ën. Për takimin e nesërm stafi teknik nuk do ta ketë të plotë grupin, pasi do të mungojë mesfushori Regi Lushkja, i cili ka pësuar një dëmtim në ditët e fundit. Por trajneri Mezani do të ketë të gatshëm mesfushorin brazilian, Eskuerda, i cili i ka lënë pas problemet e dëmtimit që e shoqëruan në fund të vitit të shkuar.

I gatshëm do të jetë edhe Qaqi, si dhe me afrimin e Bruno Lulajt nga Skënderbeu, mbrojtja do të jetë solide për ndeshjen me Kamzën. Nesër pritet të debutojë edhe Ndriçim Shtubina me skuadrën kurbinase.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"