Vetëm një hap larg Barcelonës, mbrojtësi i jep lamtumirën Çelsit: Faleminderit për çdo gjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2022 | 17:58

Vetëm një hap larg Barcelonës, mbrojtësi i jep lamtumirën Çelsit: Faleminderit për çdo gjë

Andreas Kristensen pritet të jetë lojtari më i ri i Barcelonës, i cili ka arritur një akord me katalanasit dhe është gati që të firmosë pas aventurës me Çelsin.

kristensen

Me anë të një postimi emocionues, danezi ka zgjedhur që të falënderojë të gjithë pjesëtarët e klubit për 10 vitet e kaluara aty dhe tifozët për mbështetjen.

“Faleminderit për çdo gjë. Bëra një zgjedhje të vështirë që të largohesha nga Danimarka në moshën 16-vjeçare. Unë kisha vetëm një zgjedhje dhe ajo ishte Çelsi. Që nga momenti që mbërrita, më bënë të ndihesha si në shtëpi. Vitin e shkuar ndodhi arritja më krenare e imja si lojtar dhe si skuadër, kur ne fituam Ligën e Kampionëve në Porto. Unë nuk jam një person që flas shumë dhe ndonjëherë njerëzit s’e kuptojnë se sa më interesojnë klubi dhe tifozët. Do të më mungojnë lojtarët, stafi dhe të gjithë këtu. I uroj më të mirat klubit dhe fansave në të ardhmen”, ishin disa nga fjalët e përdorura nga Kristensen.

 

Danezi u largua nga “Blutë” me parametra zero, duke mos zgjedhur që të rinovonte dhe Barça përfitoi duke e rrëmbyer falas. Gjithashtu te Barça pritet të transferohet dhe Aspilikueta dhe Markos Alonso nga Çelsi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"