“Vetëm një budalla e paguan klauzolën e tij”, revoltohet agjenti i Hysajt: Për ta gjykuar duhen disa kualifikime…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2018 | 11:59

“Vetëm një budalla e paguan klauzolën e tij”, revoltohet agjenti i Hysajt: Për ta gjykuar duhen disa kualifikime…

Françesko Montervino, ish-mesfushori i Napolit “sulmoi” Elseid Hysajn ditën e djeshme dukë thënë se “vetëm një budalla e paguan klauzolën e tij”. Megjithatë, sot ka ardhur reagimi i agjentit të mbrojtësit të kombëtares sonë. Për “CalcioNapoli24”, Xhufredi është shprehur i revoltuar:

giufhyaj-678x381

“E pranoj se çdo njeri ka mendimin e tij dhe mund ta shpreh, por për ta bërë këtë duhet të ketë disa kualifikime. Hysaj është i rëndësishëm te Napoli, është vetëm 24 vjeç. Montervino është jashtë botës së futbollit dhe ka luajtur gjithmonë në Serinë B ose C, përveç disa paraqitjeve në A. Nuk mund të zëvendësojë mua që kujdesem për interseat e Hysajt, kështu që opinioni i tij nuk llogaritet”, përfundoi agjenti i mbrojtësit.

1487599601_140

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"