Vetëm një afrim te Besa, Bizhdili punon në heshtje për merkaton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2020 | 23:20

Vetëm një afrim te Besa, Bizhdili punon në heshtje për merkaton

Për të qenë vërtet pretendentë për elitën, kavajasit duhet të lëvizin shumë shpejt në merkato. Ata kanë një gjysmë skuadre për momentin, vetëm lojtarë të rinj, pasi shumica e titullarëve u larguan ende pa u mbyllur kampionati i fundit.
Bizhdili Besa
Presidentit Nexhat Bizhdili i duhet të bëjë shumë afrime për të pasur Besën që ai vetë dhe tifozët presin prej disa sezonesh. Ai po punon në heshtje për lojtarët që do. “Malli” i mirë në treg blihet shpejt dhe çdo ditë që kalon është kohë e humbur për verdhezinjtë. Deri tani është arritur marrëveshja vetëm një lojtar brazilian, që konsiderohet një afrim me vlera, por trajneri Ndriçim Kashami ka nevojë për shumë elementë të tjerë.
APOLONIA BESA
Më të nevojshëm do të ishin lojtarët me përvojë nga vendi ynë, që e njohin mirë kampionatin. Gjasat janë që Besa sezonin e ardhshëm të jetë në Grupin A, duke parë që në Jug kanë zbritur nga Superiorja Flamurtari dhe Luftëtari. Sido që të jetë, pa pasur skuadrën e duhur, kavajasit nuk do t’ia dilnin dhe tashmë sytë janë vetëm te lëvizjet në merkato.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"