“Vetëm ky klub i Premier Ligës ka bërë ofertë zyrtare për Muriqin”, menaxheri i sulmuesit shqiptar zbulon prapaskenat e merkatos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2020 | 8:48

“Vetëm ky klub i Premier Ligës ka bërë ofertë zyrtare për Muriqin”, menaxheri i sulmuesit shqiptar zbulon prapaskenat e merkatos

Vedat Muriqi është shndërruar në një nga lojtarët më të kërkuar në merkato.  Sulmuesi prizrenas ka shkëlqyer deri më tani me skuadrën e Fenerbahçes në kampionatin turk, por edhe përfaqësuesen e Kosovës.

mURIQI5

Kjo ka bërë që të zgjoj interesimin e shumë klubeve evropiane, ku së fundi rreth ofertave ka folur menaxheri i lojtarit, Haluk Canatar.

“E vërtetë është se ka pasur ofertë konkrete nga Burnlei, por klubi vendosi që mos ta shes në afatin kalimtar të janarit. Sa u përket ekipeve të tjera si Totenhem, Napoli e Lazio këto klube kanë shprehur interesim, por nuk ka pasur asgjë konkrete.

muri

Kontratën e klientit tim e ka në dorë edhe për katër vjet Feneri dhe se ata së bashku me lojtarin do të vendosin për të ardhmen”, tha Kanatar për “Fotomac”.

26-vjeçari deri më tani ka realizuar 15 gola dhe ka pasur pesë asistime për klubin nga Stambolli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"