“Vetëm kush nuk e njeh futbollin thotë se do arrijmë Tiranën”, Mazrekaj: Në Shqipëri ka një sistem që nuk të lejon të dalësh kampion menjëherë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2022 | 20:17

“Vetëm kush nuk e njeh futbollin thotë se do arrijmë Tiranën”, Mazrekaj: Në Shqipëri ka një sistem që nuk të lejon të dalësh kampion menjëherë

Mentor Mazrekaj e ka cilësuar një hap të rëndësishëm fitoren 2-1 të Laçit ndaj Teutës në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës. Duke folur për “SuperSport” ai theksoi se fokusi ishte te ky turne dhe sigurimi sa më parë i Europës, pasi titulli kampion ishte i pamundur.

mazrekaj

“Kemi bërë ndeshje ku kemi krijuar e nuk kemi marrë rezultatet e duhura. Mendoj se erdhi koha të fitojmë me cinizëm më të madh. Si ishte ndeshja sot, ku synimi jonë ishte

Asisti? Pashë që ishte vetëm, shyqyr e shfrytëzoi dhe bëri gol.

Nuk e di pse e lëshuam në minutat e fundit, por mendoj se edhe 1-2 është rezultat i mirë se kemi avantazh. Plus luajmë në fushën tonë dhe dihet që jemi ekip fushe dhe shpresojmë të shkojmë në finale.

Në kampionat nuk kemi çfarë shpresojmë, pro vetëm të sigurojmë Europën sa më shpejt se vetëm një që nuk e njeh futbollin do të thotë që zëmë Tiranën për 10 javë. Mendoj se do të luajmë edhe në kampionat, edhe në Kupë. Në Kupë kanë mbetur edhe dy ndeshje, në kampionat që të sigurojmë sa më shpejt Europë dhe të shijojmë një finale me këto çuna fantastikë në këto dy vite.

Më vjen mirë që këto dy vite që jam te Laçi, luftojmë për titull kampion. Mendoj se duhet edhe emri, se në Shqipëri është një sistem që nuk duhet të dalë një ekip që të bëhet kampion. Duhen disa vite e të investosh mirë që të jemi pretendent. Mendoj se vitin e kaluar kemi patur ekip më të mirë. Ky është mendimi im”, tha  Mazrekaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"