Vetëm Ibrahimoviç mund t’i përgjigjej kështu “Mbretit” Kantona

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2016 | 16:40

Vetëm Ibrahimoviç mund t’i përgjigjej kështu “Mbretit” Kantona

Tifozët e Mançester Junajtid nuk e kanë harruar asnjëherë Erik Kantona, një futbollist i cili fliste si në fushën e lojës, ashtu edhe jashtë saj. Por një futbollist është gati të zërë vendin e francezit dhe nuk ka ngurruar ta sfidojë hapur atë që kishte marrë nofkën “Le Roi” (mbreti) gjatë ditëve të tij në Angli.

1891781-39831469-640-360

Javën e kaluar, francezi uroi Mançester Junajtid për blerjen e suedezit, por u kujtoi të gjithëve se “do të ekzistonte gjithmonë vetëm një mbret i Mançesterit”.

eric_2105422b

Përgjigja e Ibras nuk ka vonuar. “Unë e admiroj Kantona dhe e dëgjova se çfarë tha. Por unë nuk do të jem Mbreti i Mançesterit. Unë do të jem Zoti i Mançesterit”.

Zlatan Ibrahimovic

Një përgjigje tipike nga Ibra, tani fjala i kalon përsëri Kantona…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"