Vetëm Holanda e ka më të ulët, “Abissnet Superiore” mes kampionateve me moshë mesatare më të re në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2022 | 15:02

Vetëm Holanda e ka më të ulët, “Abissnet Superiore” mes kampionateve me moshë mesatare më të re në Europë

“Abissnet Superiore” është një prej kampionateve me moshën mesatare më të re në Europë sipas një analize, ku shikohet se mesatarja është 25,7 vjeç.

skenderbeu-teuta

Në bazë të skuadrave që kanë moshën më të re, ajo që kryeson është Skënderbeu me 24,4, ndërsa ndiqet nga Tirana me 24,8. Podiumin e mbyll Dinamo me një moshë mesatare 25,3, po aq sa dhe Partizani. Në vendin e fundit ndodhet Vllaznia me moshën mesatare 27,2.

Skuadra Mosha mesatare
Skënderbeu 24.4
Tirana 24.8
Dinamo 25.3
Partizani 25.3
Laçi 25.8
Egnatia 26.1
Kastriot 26.3
Kukësi 26.4
Teuta 27
Vllaznia 27.2

Nëse bazohen në kampionatet e mëdha europiane, shikohet që moshën më të ulët e ka vetëm Holanda, me një mesatare prej 25,4 vjeç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"