“Vetëm Gjermania ishte viktimë e surprizave”, Duro: Fitorja e Anglisë ishte e parashikueshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2022 | 22:51

“Vetëm Gjermania ishte viktimë e surprizave”, Duro: Fitorja e Anglisë ishte e parashikueshme

Shpëtim Duro mendon se Botërori 2022 nuk do të ketë më surpriza të tjera në fazën me eliminim direkt. Duke folur në studion e “Qatar N’24” në “News 24”, ai theksoi se ekipet e mëdha do të ishin ato që do të vazhdonin më tej në çerekfinale.

bandicam 2022-12-04 22-51-27-891

“Surprizat ishin pak në grupe, viktimë e këtyre ishte vetëm Gjermania. Ndërsa deri në këto momente gjithçka po shkon sipas parashikimeve. Në çerekfinale po dalin skuadrat më të forta. Holanda, Argjentina, Franca dhe Anglia, do të shohim nëse por them se do të shkojë drejt këtij trendi.

Zhiru është protagonist vendimtar. Ishte edhe kur doli kampione Franca, me Milanin ishte protagonist kryesor. Mbape është i jashtëzakonshëm por Zhiru është deçiziv.

Anglia ishte dominuese, fitore plotësisht e parashikueshme. E kam thënë që skuadrat afrikane kanë limitet e tyre, nuk mund të bënin sot surprizë. Kur luan me skuadra të nivelit të lartë, pasi shënohet goli i parë, bëhet gjithçka e qartë. Pastaj Anglia dominoi në të gjithë aspektet dhe rezultati m’u duke mëse i merituar”, tha Duro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"