Vetëm firo tek skuadra e Kategorisë së Parë, të gjithë dëshirojnë të largohen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2021 | 12:48

Vetëm firo tek skuadra e Kategorisë së Parë, të gjithë dëshirojnë të largohen

Te Besëlidhja ka vetëm rrjedhje dhe për afrime as që flitet. Nga ekipi janë larguar dy futbollistët më jetëgjatë, shkodranët Kledi Dibra dhe Samet Hepaj. Ish-kapiteni kishte 10 vite në Lezhë, ndërsa mesfushori organizator plot 6.

Erzeni-bESELIDHJA

Ndërtimi i një Besëlidhje “bio” po shoqërohet me spastrime në radhët e jabanxhinjve dhe të parët që u prekën janë shkodranët. E megjithatë, nuk do të jenë të vetmit, pasi lojtarët që mbyllën sezonin, kanë filluar kërkimet për t’u sistemuar diku tjetër dhe paraprirë së keqes.

Skuadra do të grumbullohet me gjasë në javën e fundit të korrikut dhe vetëm atëherë mund të ketë zhvillime nga merkatoja. Kjo e fundit do të shënojë kulmin pasi të nisë fazën përgatitore, ku nuk do të mungojnë as testime.

Kjo do t’i japë mundësi stafit të përzgjedhë ndonjë element. Sido që të shkojnë punët, drejtuesit do të mundohen që të formatojnë një ekip që t’i bindë për realizuar objektivin: ngjitjen në Superiore.

PRENG GJIKOLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"