“Vetëm duke luajtur mund të rritem”, Dobjani: Konkurrenca më bëri mirë, dua të jem titullar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2021 | 23:47

“Vetëm duke luajtur mund të rritem”, Dobjani: Konkurrenca më bëri mirë, dua të jem titullar

Konkurrenca me Klajdi Kukën i ka bërë mjaft mirë Ilir Dobjanit. Në të gjitha takimet e fundit, ka qenë 20-vjeçari në portë. Ai ka bindur me pritjet e tij, duke fituar kredite për të ardhmen.

Ilir Dobjani

I pyetur rreth këtij aktivizimi, gardiani evidenton se vetëm duke luajtur mund të mësojë, korrigjohet dhe të rritë cilësitë.

“Konkurrenca është e domosdoshme. Ajo të bën të ecësh përpara. Nëse ajo nuk reflektohet kur aktivizohesh në fushë, atëherë gjykoj se mund të ndikojë edhe në të kundërt. Duke qenë i ri, dëshira ime mbetet të luaj sa më shumë.

Vetëm duke luajtur, por edhe gabuar e korrigjuar mund të rritet cilësia, jo vetëm imja, por e çdo kolegu. Javët e fundit më është dhënë ky besim dhe jam munduar ta justifikoj me punën time. Se sa ia kam arritur, këtë e çmon stafi dhe tifozët.

Detyra ime është që sa herë të jem në kuadrat, të ndihmoj sa më shumë ekipin”, u shpreh fillimisht kavajasi për “Panorama Sport”. Në fakt, Besa vitet e fundit ka prodhuar portierë më shumë se çdo ekip tjetër, falë edhe punës së trajnerit të portierëve, ish-portierit Taulant Guma. Nga duart e tij kanë dalë portierë si Dajsinani, Puja apo Patoshi e Nova.

“Siç e thashë dhe më lart, kam akoma nevojë të mësoj nëpërmjet lojës dhe sfida e fundit me Tomorin është një tjetër shans. Do vijoj të djersij fort, që të fitoj besimin për sezonin tjetër dhe të jem unë titullari i parë i Besës”, përfundoi Dobjani.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"