“Vetëm Çekinë kemi rival”, ish-mbrojtësi i Polonisë: Ky grup të bën të qeshësh, Shqipërinë e mundim edhe me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2022 | 23:55

“Vetëm Çekinë kemi rival”, ish-mbrojtësi i Polonisë: Ky grup të bën të qeshësh, Shqipërinë e mundim edhe me…

Grupi E i kualifikueseve të EURO 2024 ku ndodhet dhe Shqipëria, është komentuar jashtë mase shumë në Poloni.

hajto

Ish-mbrojtësi polak, Tomash Hajto, e ka quajtur këtë si një grup për të qeshur dhe rivali i vetëm i Polonisë është Çekia.

“I vetmi rival që duhet vërtet të mundohemi për të fituar është Çekia. Edhe nëse luajmë me më pak lojtarë kundër Shqipërisë, sërish do të fitojmë. Ka një grup ferri dhe një grup të qeshurash dhe me gjithë respektin, ne jemi te kjo e dyta. Djemtë duhet t’i kujtojnë vetes se kur të zbresin në fushë, duhet të dalin të parët nga ky grup”, u shpreh ish-mbrojtësi i Shalkes për “Cafe Futbol”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"