Vetëm 70 minuta aktivizim këtë sezon, ylli i Realit ndihet i provokuar nga Ançeloti. Zbulohet destinacioni i radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2021 | 18:42

Vetëm 70 minuta aktivizim këtë sezon, ylli i Realit ndihet i provokuar nga Ançeloti. Zbulohet destinacioni i radhës

Me ardhjen e Karlo Ançelotit në krye të Real Madrid jo të gjithë kanë ngelur të kënaqur.  Një ndër ta dhe sulmuesi Marko Asensio i cili nuk po aktivizohet thuajse fare nga tekniku italian.

asensio

Sezonin e kaluar, me Zidanin trajner, Asension startoi titullar në plot 35 ndeshjes, ndërsa këtë sezon është aktivizuar gjithsej vetëm 70 minuta. Kjo gjë e ka nervozuar së tepërmi lojtarin i cili e ka marrë si provokim nga ana e Ançelotit.

Sipas “Daily Mail”, Asensio po shikon mundësinë për tu larguar që në janar nga madrilenët, me destinacion të mundshëm Liverpulin apo Totenhemin.

25-vjeçari është një ndër lojtarët më të mirë të Realit, por zgjedhjet e trajnerit e kanë kushtëzuar që të shprehë potencialin e tij këtë sezon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"