Vetëm 6 ditë pushim, Skënderbeu grumbullohet më 7 qershor për fazë përgatitore në Slloveni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 2, 2017 | 20:29

Vetëm 6 ditë pushim, Skënderbeu grumbullohet më 7 qershor për fazë përgatitore në Slloveni

Pas humbjes së finales së Kupës me Tiranën, Skënderbeu u ka akorduar 6 ditë pushim lojtarëve. Më 7 qershor, skuadra do të mblidhet në Durrës, pasi do të nisë puna për Ligën e Europës.

skenderbeu

Një ditë pas grumbullimit, ku pritet të paraqiten që të gjithë lojtarët që do t’u rinovohen kontratat me miratimin e trajnerit Ilir Daja, Skënderbeu do të niset për fazë përgatitore në Slloveni. Bardhekuqtë pritet që të qëndrojnë rreth 3 javë dhe do të kthehen disa ditë para ndeshjes së Europës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"