Vetëm 5 senatorët mbeten jashtë, ja situata aktuale te Besa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2020 | 22:38

Vetëm 5 senatorët mbeten jashtë, ja situata aktuale te Besa

Pothuajse të gjithë titullarët e Besës refuzuan të shkonin të luanin në Lushnjë fundjavën e kaluar, për shkak të pagave të pamarra. Kavajasit luajtën me të rinjtë dhe u mundën 2-0, ndërsa nga formacioni titullar ishin në fushë vetëm portieri Dobjani dhe mesfushori Lila.

besa

Më pas u kthyen disa të tjerë në stërvitje dhe deri në këtë moment, trajneri Ndriçim Kashami nuk ka në dispozicion vetëm 5 nga “senatorët” e skuadrës, që janë Zefi, Xhafa, Çelhaka, Perja dhe Muçaj. Janë 5 lojtarët me më shumë përvojë, të cilët duket se nuk kanë gjetur një akord me drejtuesit e klubit.

Presidenti Nexhat Bizhdili e bëri të qartë qëndrimin e tij në prononcimin e fundit për gazetën: kush ka pretendime, le t’i drejtohet gjykatës. Kështu, Besa do të jetë më e plotë për ndeshjen e radhës me Apoloninë, ku kthehen të huajt Onuh dhe Gonçalves, por edhe disa nga të rinjtë vendës. Kavajasit kanë dalë nga pretendimet dhe po mendojnë që tani për skuadrën e sezonit të ardhshëm.

Feriz Ferizaj –  PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"