Vetëm 4 prurje, Luftëtari “i paralizuar”. Merkato ende në… letër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2020 | 14:32

Vetëm 4 prurje, Luftëtari “i paralizuar”. Merkato ende në… letër

Te Luftëtari e gjithë vëmendja është përqendruar tek afrimi i lojtarëve me “peshë”. Edhe pse drejtuesit kanë bërë premtime dhe po përpiqen, emrat e rinj mungojnë në Gjirokastër dhe duket e vështirë të formohet një skuadër kompetitive.
Luftetari-kUKESI
Në radhët e Luftëtarit janë afruar vetëm 4 futbollistë, konkretisht Rivaldo Bakaj, Xhoi Lamaj, David Boci dhe Aulon Velaj, por duhet thënë se asnjëri prej tyre s’ka firmosur kontratë dhe kjo do të thotë se ende nuk janë pjesë e Luftëtarit të sezonit të ri.
a
MEÇANI – Për përgatitjet e deritanishme dhe merkaton, “krahu i djathtë” i trajnerit Jovanoviç, Artan Meçani, u shpreh: “Me ekipin janë bashkuar disa lojtarë, mes të cilëve edhe të rinj vendës. Ne si staf jemi të kënaqur për angazhimin dhe përkushtimin që ata shfaqin në stërvitje. Jemi në bisedime me disa lojtarë, por s’mund të flasim për emra konkretë. Presim 4-5 lojtarë me eksperiencë. Do të luajmë një ndeshje miqësore me Labërinë nesër (sot) për të testuar disa lojtarë të tjerë. Të shtunën do kemi një tjetër miqësore me Orikun dhe do të shohim më mirë gjendjen, ku përparësi do kenë lojtarët që do formojnë ekipin e parë. Me punë dhe mbështetjen e gjithë faktorëve sportivë, besoj se do ndërtojmë Luftëtarin që të gjithë duam”. Miqësorja me Labërinë, e planifikuar për sot, do luhet në orën 17:00, në “Fushën e Vjetër”.

TOMOR SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"