Vetëm 30 vjeç dhe iu ofrua stoli i Realit të Madridit, trajneri gjerman tregon arsyet e refuzimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2018 | 16:59

Vetëm 30 vjeç dhe iu ofrua stoli i Realit të Madridit, trajneri gjerman tregon arsyet e refuzimit

Reali i Madridit mbeti për disa ditë pa trajner pasi Zinedin Zidan u largua në një mënyrë të papritur duket i habitur të gjithë. Megjithatë në fund të fundit ishte një zgjedhje e tij dhe ai nuk mund të ndikohej nga asnjë. Por ashtu siç edhe u përfol stoli i klubit spanjoll iu ofrua edhe trajnerit 30-vjeçar gjerman, Julian Nagelsman. Duke ditur që stoli i “Los Blancos” është një ëndërr për çdo trajner të gjithë u habitën me vendimin e gjermanit për ta refuzuar.

Nagelsmann

I pyetur në lidhje me këtë çështje ai është shprehur: “Nuk është se nuk mendova për ofertën”. Nuk ka skuadër më të madhe se Real Madridi. Unë jam vetëm 30 vjeç, nëse karriera ime e stërvitjes evoluon në mënyrë të arsyeshme, mund të kem një mundësi tjetër për të marrë përgjegjësinë për një ekip në atë nivel. “Për sa i përket familjes sime, nuk ishte koha e duhur për të lëvizur jashtë vendit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"