Vetëm 3 lojtarë në aktivitet, ja ku punojnë heronjtë e Italisë së 2006-ës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2018 | 15:06

Vetëm 3 lojtarë në aktivitet, ja ku punojnë heronjtë e Italisë së 2006-ës

Nga ajo Kupë Bote e fituar në Gjermani kanë kaluar 12 vite, por Alberto Xhilardino ishte “violina” e radhës që i dha lamtumirën futbollit të luajtur të heronjve italianë të 2006-ës, ndërsa në aktivitet nga ai grup kanë mbetur vetëm 3 lojtarë: Bufon (PSG), Barzalji (Juventus) dhe De Rosi (Roma).

2006-italia

Ndërkohë, pjesa tjetër kanë nisur një udhëtim tjetër, të ndarë mes komentatorëve sportivë, por edhe trajnerëve të grupmoshave të ndryshme, konkretisht: Barone, trajneri i Sasuolo U-15; Materaci, trajner i papunë; Nesta, trajner i Peruxhas;

Toni, opinionist; Odo, trajner i papunë; Zakardo, lojtar në aktivitet, por pa ekip; Gatuzo, trajner i Milanit; Perrota, i tërhequr në vitin 2013; Zambrota, trajner i papunë; Groso, trajner i Veronës në Serinë B; Pirlo, opinionist; Inzagi, trajner i Bolonjës; Toti, drejtues i Romës; Amelia, trajner i Lupa Romës në kategorinë e tretë; Peruci, drejtues te Lacio; Kamoranezi, opinionist; Del Piero, opinionist dhe Kanavaro trajner i kinezëve të Guangzhu Evergrandes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"