Vetëm 15-vjeç e 181 ditë, kush është talenti që vendosi rekord absolut në Premier Ligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2022 | 21:58

Vetëm 15-vjeç e 181 ditë, kush është talenti që vendosi rekord absolut në Premier Ligë

Vetëm 15 vjeç e 181 ditë, Ethan Nuaneri është lojtari më i ri që debuton në Premier League.

arsenal nuaneri

Futbollist i Arsenalit, u hodh në fushë në minutën e 91-të për të zëvendësuar Fabio Vieiran në ndeshjen kundër Brentfordit në javën e tetë të elitës së futbollit anglez për t’u bërë lojtari më i ri që ka debutuar në historinë e elitës së futbollit anglez. Nuk munguan elozhet e trajnerit Arteta për talentin 15-vjeçar të Arsenalit.

“E takova djalin. Më pëlqeu shumë ajo që pashë. Edhe stafi i akademisë më dha informacione shumë të mira për të. Ai është stërvitur dy herë me ne. Dje duhej të vinte sepse kishim shumë dëmtime. Pata ndjesinë se po të vinte mundësia, do t’ia jepja. dhe sapo e bëra”, – shpjegoi trajneri i “topçinjve” pas ndeshjes.

PANORAMASPOR.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"