Vetëm 12 futbollistë nën kontratë/ Skënderbeu në pikë të hallit, ka mbetur me një portier dhe dy mbrojtës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2020 | 22:03

Vetëm 12 futbollistë nën kontratë/ Skënderbeu në pikë të hallit, ka mbetur me një portier dhe dy mbrojtës

Skënderbeu është duke kaluar momentin më të vështirë dhe delikat sa u përket përgatitjeve të sezonit të ri, teksa mësoi sot edhe përgjigjen negative nga Gjykata Federale. Pa një siguri për të ardhmen dhe mbi të gjitha me shumë dilema, korçarët duken në kaos për sa i përket ekipit. Lista e lojtarëve duket se po cungohet dita ditës, teksa futbollisti i fundit i larguar ishte Blerim Krasniqi, i cili firmosi me Teutën. 

Skenderbeu-Laci5

Në dispozicion të presidentit Takaj kanë mbetur vetëm lojtarët që kanë kontratë të vlefshme me Skënderbeun e për pasojë nuk kanë asnjë mundësi për t’u larguar. Bardhekuqtë kanë vetëm 12 lojtarë në përbërje, çka rrit më shumë paqartësitë dhe dilemat në kampin korçar.

Në portë ka mbetur Mario Dajsinani, që ka edhe në vit kontratë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për mbrojtjen, ku Jorgo Meksi është i vetmi lojtar që mban fanellën bardhëkuqe, por është i dëmtuar. Listës mund t’i shtosh edhe Kosta Vangjelin, lojtarin që vjen nga të rinjtë dhe numri i mbrojtësve shkon në dy.

Në mesin e fushës situata paraqitet më e qëndrueshme, por gropa e krijuar nga largimet mbetet. Mara dhe Taipi janë dy më kryesorët e repartit, por mund të shtohen edhe Randy me Esien për të çuar në 4 numrin e lojtarëve me kontratë.

Ajo që të gjithë në klub shpresojnë është mbyllja e transferimit të Elezit te Boavista dhe e Pëllumbit në Austri. Të dy lojtarët janë ata që mund të bënin “Skënderbeun e artë” dhe kjo është primare për momentin. Një as nën mëngë për korçarët është Gjergji Muzaka.

Ai duket se po rikuperohet nga dëmtimi i rëndë, por nuk dihet nëse do të vijojë të jetë pjesë e futbollit të luajtur. Gjithsesi, e ardhmja e tij është në Korçë. Marrëdhëniet me presidentin Takaj janë të shkëlqyera dhe kjo e favorizon qëndrimin e Muzakës si lojtar ose pjesë integrale e klubit.

LOJTARËT NËN KONTRATË

PORTIER

MARIO DAJSINANI

MBROJTËS

JORGO MEKSI

KOSTA VANGJELI

MESFUSHOR

RANDY DUMFUR

SHQIPËRIM TAIPI

UERDI MARA

KOFI ESIEN

GJERGJI MUZAKA

SULMUES

NAZIM GRIPSHI

ALFRED MENSAH

ELVI BERISHA

BELAJDI PUSI

BELI LUKAJ (?)

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"