Vetëm 1 femër pjesëmarrëse, Shqipëria konfirmon 7 elitarët e Europianit të peshëngritjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2018 | 13:42

Vetëm 1 femër pjesëmarrëse, Shqipëria konfirmon 7 elitarët e Europianit të peshëngritjes

Europiani i shtangës për Shqipërinë nga dje nisi udhën drejt Rumanisë, ku dhe do të zhvillohet kampionati i 97-të Europian i Peshëngritjes. Shqipëria do të përfaqësohet në këtë europian me 7 sportistë, 6 meshkuj dhe një femër. Gjithashtu, nga ana e saj, federata europiane konfirmoi listat e pjesëmarrësve në evenimentin që do të zhvillohet në Bukuresht.

Qerimaj - Kovaci

Skuadra kuqezi do të jetë e pranishme në kryeqytetin e Rumanisë, pra, në Bukuresht, pavarësisht skandalit të dopingut që ndodhi në Botërorin e fundit të zhvilluar në Anaheim të SHBA-së me Romela Begajn, e cila humbi medaljen e artë dhe të argjendtë në atë kompeticion.

Pavarësisht problemeve që ndodhën në sportin e peshëngritjes pas Botërorit të fundit, këto nuk e kanë penguar sportin e peshëngritjes dhe të ketë përfaqësuesit e tij në një veprimtari të tillë mjaft të rëndësishme për kontinentin.

Evangjeli-Veli-gare-kish

Ndërkohë, pjesë e listës përfundimtare me 7 peshëngritësit pjesëmarrës në Europian, do të jenë: Evangjeli Veli, femra e vetme që do të përfaqësojë Shqipërinë pas dënimit të Romela Begajt. Peshëngritja shqiptare me Evangjeli Velin duket se ka gjetur pasardhësen e Romela Begajt dhe Fetije Kasës duke premtuar medalje.

Ajo do të konkurrojë në peshën deri në 53 kilogramë. Daniel Godelli, talenti i peshëngritjes. Suksesin më të madh e ka shënuar vitin që kaloi në Kampionatin Europian për të Rinj që u zhvillua në Shqipëri, në qytetin e Durrësit, ku Godelli fitoi 3 medalje ari. Ai konkurron në peshën 77 kilogramë.

Pjesmarresit

Erkand Qerimaj, që është shpallur kampion Europe në Europianin e 2012-ës në Antalia (Turqi). Konkurron në peshën 77 kilogramë. Briken Çalja konkurron në peshat 62 kg dhe 69 kg. Romario Avdiraj, konkurron në peshën 62 kilogramë. Arbër Çercizi është një peshëngritës i ri, që konkurron në peshën 62 kilogramë.

Krenar Shoraj, sportisti që konkurron në peshat e rënda mbi 85 kilogramë. Europiani i peshëngritjes do të çelë siparin më datë 26 mars dhe do të zgjasë deri më 1 prill në Bukuresht të Rumanisë.

ABDULLA DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"