Vetel nuk dorëzohet deri në fund: Armik kam vetëm veten!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2018 | 18:13

Vetel nuk dorëzohet deri në fund: Armik kam vetëm veten!

Pas garës së Monzës, tashmë Sebastian Vetel e sheh veten 30 pikë poshtë Hamilton në renditjen e pilotëve në Formula 1, por gjermani ende nuk dorëzohet. Piloti i kokëkuqes, pranon se Hamilton duhet mundur, gjithsesi nuk e ngre “flamurin e bardhë” deri në garën e fundit.

vetel

“Hamilton është njeriu për t’u mundur, por armiku i vetëm që kam këtu është vetja ime. Për momentin po mendoj vetëm si të bëj gjithçka në mënyrën e përkryer, që të sjellim titullin në shtëpi. Largimi i Raikonen? Jam i trishtuar, ai është miku im, por mendoj se edhe Lekrerk meriton shansin e tij. Nuk ka rëndësi mosha e tij, ai është një pilot i talentuar dhe progresi i tij është diçka pozitive” – deklaroi Vetel.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"