Vetel ngre peshë tifozët e Ferrarit: Me këtë makinë fitojmë padiskutim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2018 | 19:36

Vetel ngre peshë tifozët e Ferrarit: Me këtë makinë fitojmë padiskutim

Me Ferrarin ne mund të fitojmë”- këto janë fjalët e Sebastian Vetel. Piloti gjerman përshëndet mijëra tifozët që kanë mbërritur në Navigli të Milanos për të admiruar live Ferrarin e F1 dhe shoferët e tij në aksion gjatë shfaqjes së Festivalit F.1 të Milanit 2018.

vetel

“Falëminderit djema, falëminderit që jeni këtu. Unë shpresoj për një shfaqje të mirë për juve dhe gjithashtu këtë javë në Monza.  Me këtë Ferrari unë mendoj se do të kemi një garë të mirë. Shumë gjermane…italiane. Sepse un hëngra shumë pica dhe akullore, unë vërtet pëlqej të jem në Itali. Unë jam gjerman, unë e di theksin tim, por unë pëlqej vërtet që të garoj për Ferrarin. Kjo është një javë që ndez shumë emocione madje edhe për një gjerman. Ne shpresojmë se do të kemi një garë të mirë për Raikonen, sepse ai ishte i pafat në SPA. Me këtë Ferari ne do të fitojmë.- ka thënë piloti numër “1” i kokëkuqes.

skysports-sebastian-vettel_4402215

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"