Vetëm 1 futbollist nga Superiorja, trajneri i Kosovës bën publike listën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2018 | 13:29

Vetëm 1 futbollist nga Superiorja, trajneri i Kosovës bën publike listën

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë 2 takime miqësore më 24 mars ndaj Madagaskarit dhe 3 ditë më vonë ndaj Burkina Fasos. Trajneri i bluve, Bernard Shalandes ka bërë publike listën e futbollistëve të grumbulluar për këto dy takime që do të zhvillohen në Turqi.

kosovaekipi0306

Mbrojtësi i Skënderbeut, Fidan Aliti është futbollisti i vetëm nga Superiorja në përfaqësuse, ndërsa sulmuesi Besart Berisha, i cili pati një krisje me trajnerin Bunjaku, duket se nuk është në preferencën e trajnerit të ri Shalandes, i cili e ka lënë jashtë listës. Bie në sy prezenca në listë e mesfushorit që refuzoi Shqipërinë, Edon Zhergova, si dhe e dy futbollistëve të rinj, Lirim Kastrati dhe Idriz Voca.

Kosova

Portierë: Samir Ujkani(Kremonese), Bledar Hajdini(Trepça’89), Faton Maloku(Feronikeli)

Mbrojtës: Amir Rrahmani(Dinamo Zagreb), Leart Paqarada (Sandhausen), Mërgim Vojvoda(R.Muskron), Ardin Dallku(Vorskla Poltava), Fidan Aliti(Skënderbeu), Lirim Kastrati(Roma U21), Benjamin Kololli(Luzanë),Alban Pnishi(Grasshoper)

Mesfushorë: Hekuran Kryeziu (Luzern), Idriz Voca (Luzern), Herolind Shala (Lyngby), Gjelbrim Taipi (Grasshoper), Edon Zhegrova (Genk), Arbër Zeneli (Herenven), Bernard Berisha (Akhmat), Bersant Celina (Ipsuiç Taun), Milot Rashica (Verder Bremen)

Sulmues: Elbasan Rashani (Odds BK), Atdhe Nuhiu (Shefild Uensdej), Vedat Muriqi (Çaikur Rizespor)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"