Vetë la Italinë jashtë Botërorit, ish-trajneri është i sigurt: Këtë herë kualifikohemi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2021 | 15:16

Vetë la Italinë jashtë Botërorit, ish-trajneri është i sigurt: Këtë herë kualifikohemi

Xhampiero Ventura nuk është një emër që tifozët italianë do të dëshirojnë të dëgjojnë sot. Trajneri ishte në drejtimin e përfaqësueses kur ajo dështoi në mënyrë epike kualifikimin në Botërorin 2018, pasi humbi në play-off përballë Suedisë.

ventura

Por trajneri i cili pak ditë më parë bëri të ditur se kishte mbyllur përfundimisht karrierën e tij në pankina, tha në një intervistë sot se beson që historia nuk do të përsëritet këtë herë. Duke folur prë “La Stampa”, ai theksoi se kishte bindjen absolute që skuadra e Mançinit do të fitonte në Irlandën e Veriut dhe do të kalonte më tej.

“Në Botëror do të shkojmë pa dyshim. Një këshillë për Mançinin? As nuk bëhet fjalë, mundem vetëm t’i uroj fat të mbarë”, tha Ventura për sfidën e sotme të Italisë në Belfast.

Italia duhet ë fitojë medoemos dhe të ruajë golavarazhin e përgjithshëm që ka më mirë se Zvicra, me të cilën ndan vendin e parë në grup me pikë të barabarta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"