Vesino do “ruhet”, luan Galjardini. Ja formacioni i mundshëm i Interit në derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2018 | 21:28

Vesino do “ruhet”, luan Galjardini. Ja formacioni i mundshëm i Interit në derbi

Kanë mjaftuar testet klinike për të qartësuar gjendjen e dëmtimit të pësuar nga Matias Vesino të majtën në Japoni, përpara sfidës mes aziatikëve dhe Uruguait. Nuk do jenë të nevojshme, pra, kontrolle të detajuara: është konfirmuar lodhja muskulore, duke përjashtuar çdo dëmtim. E ka konfirmuar ditën e djeshme emetuesi sportiv “Sky Sport”.

interi

Mesfushori, ndërkaq, është stërvitur ditën e djeshme me grupin, edhe pse nesër në mbrëmje kundër Milanit tashmë favoriti në mesfushë si “truprojë” e të padiskutueshmit Marselo Brozoviç është Roberto Galjardini dhe Vesino (edhe për të mos përkeqësuar situatën) do e nisë nga stoli.

Spaleti pritet të hedhë në fushë 10/11-at e formacionit “tradicional”, por ka edhe dy dyshime: në krahun e djathtë, si në mbrojtje (balotazh mes Danilo D’Ambrozios e Sime Vrsalikos) dhe në sulm (Kandreva-Politano).

qsqsq5

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"