Vesi del me shpirtin. Edhe i larguar, Berluskoni dikton formacionin e Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2017 | 18:55

Vesi del me shpirtin. Edhe i larguar, Berluskoni dikton formacionin e Milanit

Milani është duke kaluar një krizë të thellë në futbollin italian por kjo krizë mesa duket ka prekur edhe ish-presidentin e kuqezinjve, Silvio Berluskoni. Në një intervistë për mikrofonin e “Sky”, Berluskoni deklaron se ai mbetet gjithmonë një tifoz i Milanit si dhe këshillon që skuadra duhet të ndryshoj taktikën e lojës dhe jo njerëzit.

Berluskoni

E dini se që nga momenti kur hynë paratë e naftës në futboll, një skuadër e cila dëshiron të jetë në nivelet që synon Milani, ka nevojë për burime financiare të cilat nuk mund të shpenzohen nga një familje e vetme. Dhe në fakt, me shumë dhimbje jam detyruar të bëj këtë. Jam gjithnjë e më shumë një tifoz i Milanit dhe shpresojmë që të ndryshojnë formacionin në fushë, jo në njerëz, por në taktikë”.- ishin fjalët e ish-presidentit.

Në te kaluarën kur Berluskoni ishte president i Milanit, shumë është përfolur në mediat italiani se ai ndërhynte tek trajnerët për t’iu diktuar formacionin që duhet të hidhnin në fushën e lojës. Madje ai ka marrë dhe meritat në Itali, si “arkitekti” i skemës së famshme “bredh” që përdorte Ançeloti kur ishte trajner i Milanit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"