“Vështirë të kapërdish golin në minutat e fundit”, çudit Troisi: Kemi objektiv Kupën…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2020 | 0:30

“Vështirë të kapërdish golin në minutat e fundit”, çudit Troisi: Kemi objektiv Kupën…

Marcelo Troisi ishte i zhgënjyer nga humbja që pësoi Flamurtari nga Skënderbeu dhe për mikrofonin e “Supersport”, ai u shpreh se ishte e vështirë të kapërdije një humbje të tillë. Gjithashtu ai ka çuditur duke thënë se Flamurtari ka objektiv Kupën e Shqipërisë.

Troisi Flamurtari

Humbja?  “Është ndjesi e vështirë të kapërdish golin në minutat e fundit. Duhet të japë urimet më të sinqerta ekipit të Skënderbeut. Dolëm të zhëngjyer pasi donim të merrnim ndonjë pikë, por futbolli kështu është”.

Mund të vazhdohet me këtë skuadër? “Shpresoj të zgjidhet sa më shpejtë kjo situatë, dhe po bëhet maksimumin për t’u zgjidhur. Nëse vijnë lojtarët që kemi marrë, do të jetë një Flamurtari më i fortë”.

A shihni dritë në fund të tunelit me këtë skuadër? “Situata është e vështirë, por megjithatë ndaj Skënderbeut improvizuam. Skënderbeu ishte më i fortë, ishin shumë më superiore se ne, por sërish fituan me një rezultat të ngushtë”.

Pse e morët këtë detyrë dhe a mund të shpëtojë Flamurtari? “Kam biseduar me administratorin që do sillte disa lojtarë. Erdha sepse kam marrë garanci nga ai, pasi ka një projekt. E kam ditur që situata është shumë ë veshtirë, por unë kam ardhur të punojmë fort dhe t’i marrim ndeshjet një e nga një. Kemi dhe kupën e Shqipërisë objektiv, kështu që do vazhdojmë”.

/PANORAMASPORT.AL/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"