“Veshja e simboleve të dukshme fetare nuk lejohet”- Franca ndalon mbajtjen e shamisë në garat sportive
Senati i Francës ka votuar për ndalimin e mbajtjes së shamive të kokës në garat sportive, duke argumentuar se neutraliteti është kërkesë në fushën e lojës.
Në tekstin e ligjit, senatorët qartazi thanë se ky ndryshim ka për qëllim të ndalojë “mbajtjen e shamisë së kokës në garat sportive”. Senatorët shtuan se shamia e kokës mund të vë në rrezik sigurinë e atletëve që i mbajnë ato gjatë ushtrimit të sportit të tyre.
Ky ndryshim u propozua nga grupi i krahut të djathtë, Republikanët dhe u kundërshtua nga Qeveria franceze. Megjithatë, në favor të ndryshimit votuan 160 senatorë dhe 143 ishin kundër.
Është e paqartë nëse kjo pjesë e ligjit do të zbatohet gjatë Lojërave Olimpike Parisi 2024. Komiteti Olimpik ende nuk ka reaguar lidhur me këtë ndryshim./REL
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"