Veshi “i çuditshëm” i Khabibit, ja nga çfarë sindrome e rrezikshme vuan çeçeni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2018 | 16:59

Veshi “i çuditshëm” i Khabibit, ja nga çfarë sindrome e rrezikshme vuan çeçeni

Khabib Nurmagomendov mori një fitore të merituar përballë kundërshtarit të tij, Conor Mc Gregor. Ndërsa ylli i momentit në UFC u vu re për një temperament të veçantë, por me siguri e keni vënë re edhe pamjen e njërit prej veshëve të tij.

screenshot-16_1538936277-2358490

Në fakt ai nuk është një problem i lindur, por Khabib vuan nga sindroma e veshit “lulelakër”, sipas asaj që bën me dije “The Sun”. Kjo sindromë shkaktohet nga goditjet e shumta në të njëjtin vend. Kështu enët e gjakut zgjerohen aq shumë sa “shpërthejnë” brenda lëkurës duke formuar kështu një mutacion ose më saktë një ind të ri në formën e lulelakrës.

1539007716_krabibk

Ndërsa simptomat më të shpeshta të kësaj sëmundje veçohen: Dhimje, ënjtje dhe deformim i veshit. Ndërsa mjekët për këtë sindromë theksojnë se rastet më të shpeshta janë të sportistëve që merren me kick-boks, boks etj. Ata bëjnë apel se ajo duhet kuruar në rast të kundërt çon deri në humbje të dëgjimit dhe shikimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"