Veshi fustanin e bashkëshortes për të bërë video në “Tik Tok”, Mario Gëce “masakrohet” nga fansat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2020 | 18:45

Veshi fustanin e bashkëshortes për të bërë video në “Tik Tok”, Mario Gëce “masakrohet” nga fansat

“Tik Tok” është një nga aplikacionet më të frekuentuara të momentit, ku miliona përdorues janë “dashuruar” menjëherë me këtë aplikacion që po bën namin në rrjete. Të shumta kanë qenë sfidat në “Tik Tok”, teksa “Flip the Switch”, ka qenë më virale kohët e fundit.

1790812868-goetze-annkathrin-tiktok-GSXFbmOSiab

Rregullat e lojës janë këto, partnerët teksa kërcejnë nën tingujt e muzikës, duhet të ndërrojnë rrobat duke të veshur të njëri-tjetrit. Kësaj sfide nuk i ka rezistuar as futbollisti i Borusias së Dortmundit, Mario Gëce, i cili veshi fustanin “leopard” të bashkëshortes së tij, An Kathrin për pak sekonda.

Edhe pse bëhet fjalë thjesht për një lojë argëtuese, ky vendim i Gëces ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet, teksa fansat e futbollistit gjerman nuk e kanë pritur aspak mirë videon e tij. Sipas fansave, Gëce iu jep shumë rëndësi rrjeteve sociale dhe kjo është arsyeja sipas tyre, që 27-vjeçari, nuk po gëzon formë të mirë.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"