Veseli titullar, Reja provon formacionin anti-Turqi. Ja si pritet të rreshtohen kuqezinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2019 | 23:59

Veseli titullar, Reja provon formacionin anti-Turqi. Ja si pritet të rreshtohen kuqezinjtë

Pasi u njohën me formën e lojtarëve, trajneri Reja dhe stafi i tij pak nga pak po ndërtojnë  skuadrën që do të zbresë në fushë nga minuta e parë. Edhe pse janë në dispozicion edhe tri seanca të tjera, Reja ka krijuar një ide të përgjithshme rreth 11-shes së parë.

Reja Kombetarja

Trajneri do t’i qëndrojë edhe këtë herë besnik modulit të tij të preferuar, që e nxori faqebardhë në përballjen ndaj Islandës. Pavarësisht mungesave të rëndësishme në repartin e prapavijës (HysajMavraj), Reja do ta rreshtojë edhe një herë skuadrën në variantin 3-5-2. Mbetet për t’u parë nëse lojtarët e repartit defensiv do t’i përgjigjen, pasi turqit janë shumë të shpejtë në zbritje në zonën kundërshtare.

Pa Mavrajn dhe Hysajn do të thotë mungesë eksperience, por paraqitjet e kohëve të fundit të Gjimshitit, Kumbullës, Ismajlit, Dermakut dhe Veselit e ngrohin deri diku numrin një të pankinës, që pasditen e djeshme nisi provat gjenerale.

Kombetarja

Nga çfarë la të kuptohej, Reja pritet të formojë një formacion thuajse të njëjtë me atë ndaj Islandës. Në mbrojtje Ismajli dhe Gjimshiti janë të sigurt, ndërsa në balotazh për një vend titullari janë Veseli, Dermaku dhe Kumbulla. Ky i fundit dje u stërvit veçmas grupit, por nuk bëhet fjalë për ndonjë problem serioz.

Ndërkohë, në mesfushë Reja do të vendosë pesë lojtarë, por jo në vijë të drejtë. Gjasula dhe Bare janë diga para mbrojtjes, ndërsa pak para tyre do të pozicionohet Memushaj.

Formacioni i mundshem

Ndërsa nga krahët do të luajnë Lenjani në të majtë dhe Roshi në të djathtë. Sulmi pritet t’i besohet dyshes Manaj-Cikalleshi, që bindi ndaj Islandës me gola dhe asiste. Në tri seancat e mbetura do të shikohet edhe nëse emra si Seferi, Balaj, Selahi, Abrashi, Ramadani, Trashi dhe Dermaku do të luftojnë për të veshur fanellën e titullarit ose të rreshtohen te tri rezervat e para.

LEONIDHA MUSAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"