Veseli rikthehet tiullar me fitore, “lumë” barazimesh për legjionarët në Serinë B

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2018 | 17:01

Veseli rikthehet tiullar me fitore, “lumë” barazimesh për legjionarët në Serinë B

Veseli është rikthyer të jetë titullar ndeshjen e sotme të Empolit, në Serinë B, ndaj Pro Vercellit. Mbrojtësi shqiptar e ka nisur titullar, ndërsa është ndëshkuar edhe me karton të verdhë. Sfida u mbyll me fitoren 3-2 të Empolit, që hedh një tjetër hap në fitimin e ligës së dytë.

Empoli Veseli

Emanuele Ndoj ishte gjithashtu titullar tek Breshia, në sfidën që u mbyll 1-1. Edhe Ndoj, u ndëshkua gjithashtu me karton të verdhë në këtë sfidë, ndërsa ekipi i tij qëndron në vendin e 14-të, me 42 pikë.

Aliji u aktivizua vetëm 61 miuta në barzimin 1-1 të Entelës me Avelinon, dhe pas kësaj pike, renditet në vendin e 19-të në tabelën e klasifikimit, me 37 pikë, në luftë për mbijetesë. Barazim edhe për Bashën, ku Bari i tij doli me shifrat 2-2 nga transferta me Peskarën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"