Veseli: Meritojmë më shumë, kemi dëshirë të shkojmë përsëri në Europian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2018 | 13:45

Veseli: Meritojmë më shumë, kemi dëshirë të shkojmë përsëri në Europian

Në konferencën kombëtaras për shtyp ështe paraqitur ditën e sotme, Veseli dhe Uzuni. I pari që është shprehur ka qenë Frederik Veseli.

veseli
Jeni gati për kombëtaren?

Po jam gati, kam punuar shumë. Kemi disa mungesa dhe shpresoj të marrim maksimumin. Shpresoj që me dëmtimin të jem Ok.

Panuçi iu quajti skuadër memece…

Kemi pësuar disa gola gola që mund t’i shmangnim. Janë disa gjëra pozitive dhe negative dhe këto të fundit duhet t’i përmirësojm. Shpresoj të gjejmë rrugën për më shumë sukes.

Do të ishit komod në rolin e mbrojtësit të djathtë?

Unë kam luajtur shumë herë në krahun e djathtë. Varet nga drejtimet e trajnerit.

Mbrojtja është kritikuar shumë, çfarë sjell Mavraj-Gjimshiti?

Besoj se individualisht jemi në moment të mirë. Edhe Grezda ka bërë dobjetë. Mërgmi është aktivizuar, Gjimshiti ka bërë gol. Shpresoj që ky moment pozitiv të na shty përpara dhe të bëjmë një fitore ose rezultat pozitiv.

Çfarë duhet të presim ne tifozët ?

Ne kemi entuziazëm dhe jemi shumë shok edhe jashtë. Kur grumbullohemi këtu gëzohemi të gjithë. Ana profesionale është më e rëndësishme. Në këtë moment meritojmë më shumë se vendi 3-të në grup. Kemi shumë dëshirë të shkojmë edhe njëherë në Europian. Besoj se shpirti i grupit na mban bashkë. Kemi edhe disa të rinj që janë të mirë.

Po punohet specifikisht për Skocinë, apo do t’i përshtateni kundërshtarit ?

Nuk do të ndryshoj gjithçka. Duhet ta studiojmë kundërshtarin. Ne duhet të ndjekim direktivat e trajnerit. Mund të konfirmoj se jemi gati për të punuar fort për të luajtur sa më mirë.

Ka presion skuadra për rënien nga liga ?

Nuk kemi presion për të rënë më poshtë. Kemi mentalitet për të dhënë maksimum për të arritur vendin e dytë. Besojmë se duhet të mbajmë këtë linjë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"