Veseli: Lojtarët si Imobile i lexoj me shpejtësinë time, nuk u çudita që isha titullar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2017 | 11:33

Veseli: Lojtarët si Imobile i lexoj me shpejtësinë time, nuk u çudita që isha titullar

Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Frederik Veseli, pas ndeshjes kundër Italisë në “Loro Boriçi”, deklaroi për “RTSH”:

veseli imobile

“Italia ka bërë një ndeshje shumë të mirë, ashtu si edhe ne. Krijuam disa shanse të mira për shënim. Kundër një ekipi si Italia, duhet të shënosh, pasi një gabim që bën në mbrojtje do ndëshkohesh.” Në lidhje me përballjen kundër Imobiles, mbrojtësi tha: “I kam qejf këta lloj lojtarësh, sepse përdor shpejtësinë time dhe i lexoj lojën”.

I pyetur nëse u çudit që ishte titullar, Veseli u përgjigj: “Jo, nuk u çudita. Në fakt unë punoj përditë për të merituar formacionin. Kur trajneri vendos që unë të jem titullar, mundohem të justifikoj besimin e tij”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"